Me taksi në qiell në 2020-n/ Uber dhe Ushtria amerikane nënshkruajnë kontratën

Me taksi në qiell në 2020-n/ Uber dhe Ushtria amerikane nënshkruajnë kontratën

Ushtria amerikane dhe gjiganti i taksive “Uber” kanë nënshkruar një marrëveshje për të zhvilluar teknologji që mund të përdoret për makina fluturuese - ose avionë ushtarakë. Projekti me vlerë 1 milion dollarë synon të zhvillojë dhe të testojë një sistem që bën të mundur ngritjen dhe zbritjen vertikale të mjeteve.

Duke përdorur dy rotorë të vendosur njëri mbi tjetrin që rrotullohen në të njëjtin drejtim, ata synojnë të minimizojnë zhurmën gjatë lëvizjes. Uber ka bërë tashmë një hap drejt ndërtimit të një rrjeti taksish fluturuese. Përmes partneritetit me agjenci qeveritare, ajo shpreson të prodhojë një prototip taksie fluturuese deri në vitin 2020.

Shërbimi Uber Air synohet të lançohet fillimisht në Dallas dhe Los Angeles. Në një intervistë për CBS News, menaxheri i përgjithshëm i Uber-it, Dara Khosrowshahi, thotë se kompania synon që ta bëjë këtë shërbim të përballueshëm për masën e gjerë.

Gjiganti i taksive ka marrëveshje partneriteti edhe me NASA-n, falë të cilës synon të zhvillojë një program që menaxhon flota të mëdha mjetesh fluturuese që lëvizin në qiejt e qyteteve.

Partneriteti mes Uber dhe Ushtrisë Amerikane është një listën e disa bashkëpunimeve që Departamenti i Mbrojtjes ka nënshkruar me kompani të teknologjisë. / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy