Katër vite që sorollatej nga hipoteka e Vlorës.  “Xhadat” i zgjidh problemin

Katër vite që sorollatej nga hipoteka e Vlorës.  “Xhadat” i zgjidh problemin

Emisioni investigativ Xhadat, pas ndjekjes së rastit të qytetares Fatbardha Lilaj ka arritur ta zgjidh atë.

Historia nis në vitin 1990 kur bashkëshorti i saj  blen një apartament në qytetin e Vlorës, pa dokumenta. Në vitin 1993 pronari i cili i kishte shitur shtëpinë familjes Lilaj, ndryshon mendim dhe kërkon që t’i kthehet banesa. Pas disa gjyqesh familja Lilaj kthen banesën dhe merr mbrapsht lekët.

Në vitin 1997  kjo shtëpi del sërish në shitje dhe Fatbardha Lilaj e ble, por këtë herë tek një tjetër pronar dhe me dokumentacion të rregullt.

Pasi zonja Lilaj shkon të rifreskojë certifikatën e pasurisë mëson se mbi banesën e saj është vendosur kufizim, ç` ka do të thotë se nuk mund të kryhet asnjë veprim. Këtu nis sërish kalvari i sorollatjeve të kësaj familje nëpër gjykata.

Në fund të procesit, Gjykata Vlorë del me vendim të formës së prerë se kjo pronë i takon znj.Lilaj. Por prej katër vitesh Fatbardha nuk po mundet dot të marrë kartelen e rifreskuar të pasurisë, pa kufizim.

Emisioni Xhadat ju drejtua Agjencisë së Kadastrës dega Vlorë, ku kjo e fundit pranoi gabimin e institucionit dhe u zotua për rregullimin menjëherë të tij.  

Duhet të jemi të sinqertë se znj. Fatbardha është me një titull të pastër pronësie dhe e ka pronën të bllokuar që është një gje që duhet rregulluar. Në momentin që jemi zonja Fatbardha do të aplikojë për kopje kartele dhe do pajiset me kartelën me fshirje të kufizimit”

Rruga e denoncueses përpara se t`i drejtohej emisionit Xhadat kishte qenë e gjatë. Përmes disa kërkesave zyrtare ajo kishte kërkuar zgjidhjen e rastit në institucione, por pa rezultat.

Pasi Xhadat vuri në lëvizje Agjencinë Shtetërore të Kadastës Vlorë, zonja Lilaj gëzon të drejtën që pronën që kishte deri tani vetëm me çelësa, ta gëzoj edhe me dokumenta.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy