
Kryeministri Edi Rama qëndron i palëkundur duke përsëritur se vendimi i qeverisë për mbylljen e Kolegjit “Mehmet Akif” ka qenë i drejtë. Madje Rama në reagimin e tij të fundit ka nxitur nxënësit e këtij kolegji të protestojnë kundër drejtuesve të tyre, pasi sipas kryeministrit, janë ata që kanë shkelur ligjin. Nga ana tjetër kreu i PD, Sali Berisha ka vijuar me akuzat se vendimi u mor me urdhër te Erdogan.



