“Moska do të vazhdojë të mbështesë Penianin”/ Presidenti Putin mbërrin në Korenë e Veriut

“Moska do të vazhdojë të mbështesë Penianin”/ Presidenti Putin mbërrin në Korenë e Veriut

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Korenë e Veriut ku do të zhvillojë një vizitë shtetërore dyditore. 

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti, e cila bëri me dije se avioni i liderit të Kremlinit u ul në aeroportin e kryeqytetit të Koresë së Veriut dhe se Putini u mirëprit nga lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Ria raporton se presidenti rus shoqërohet nga ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, ministri i Mbrojtjes Andrei Belousov, zëvendëskryeministrat Denis Manturov dhe Alexander Novak, shefi i Ministrisë së Burimeve Natyrore Alexander Kozlov, ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko, ministri i Transportit Roman Starovoyt dhe përfaqësues të kompanive të mëdha ruse, duke përfshirë kreun e Roscosmos Yuri Borisov dhe Hekurudhat Ruse Oleg Belozerov.

 Ky është udhëtimi i parë i Putinit në Korenë e Veriut në 24 vjet. Në vitin 2000, president i Koresë së Veriut ishte Kim Jong Il, babai i liderit aktual të Koresë së Veriut.

Sipas agjencisë së lajmeve Tass udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takua me homologun e tij rus në pistën e aeroportit.

Të dy liderët pritet të përdorin këtë udhëtim për të treguar lidhjet e ngushta midis Rusisë dhe Koresë së Veriut.

Këshilltari politik i Putinit, Yuri Ushakov, ka sinjalizuar gjithashtu se të dy vendet mund të nënshkruajnë një marrëveshje partneriteti për sigurinë.

“Moska do të vazhdojë të mbështesë Penianin në luftën e tij për pavarësi”, shkruante presidenti rus, Vladimir Putin, në një artikull për gazetën Rodong Sinmun në prag të vizitës së tij shtetërore në Republikën Popullore Demokratike të Koresë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy