Moderatorja e njohur amerikane, Ellen DeGeneres, e ka uruar këngëtaren Katy Perry për ditëlindjen në një mënyrë të veçantë. Ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet krah partneres së saj teksa i shikon gjoksin 33-vjeçares Perry.
“Është koha të nxirren tollumbacet”, është mesazhi që i bashkëngjitet fotos, një frazë që i referohet një pasazhi të këngës “Birthday” që Kerry e ka publikuar në vitin 2013.
Por ky postim nuk është pritur mirë nga ndjekësit e Ellen, sidomos meshkujt. Ata shkruajnë se nëse nju mashkull do të kishte bërë një postim të tillë, të gjitha gratë do të hidheshin në sulm duke i akuzuar për seksizëm.



