Skandal te Infektivi/ Arrestohet infermierja e spitalit, vodhi portofolin e pacientit pasi vdiq nga Covid-19

Skandal te Infektivi/ Arrestohet infermierja e spitalit, vodhi portofolin e pacientit pasi vdiq nga Covid-19

Një infermiere në Spitalin Infektiv është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka vjedhur portofolin e një pacienti të prekur nga Covid-19, i cili ka ndërruar jetë. Në pranga është vënë shtetasja Ronida Hysa, 30 vjeçe. Ajo u zbulua nga kamerat e sigurisë, teksa mori një shumë parash në portofolin e të ndjerit K. D., si dhe tërhoqi para nga llogaria e tij në bankë, nëpërmjet bankomatit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe ndalimin e shtetases R. H., 30 vjeçe, banuese në Durrës. Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi në bazë të pamjeve filmike rezulton si autorja e vjedhjes së një shume parash në portofolin e shtetasit K. D., i cili ka qenë i shtruar në spitalin infektiv, ku ka ndërruar jetë nga COVID-19”, njoftoi policia.

Pas kallëzimit të bërë për këtë ngjarje, nga djali i të ndjerit, shtetasi F. D., 25 vjeç, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit. Në bazë të provave filmike ka rezultuar se edhe shuma e parave është tërhequr nga shtetasja Ronida Hysa, infermiere në spitalin infektiv, e cila ka pranuar autorësinë e ngjarjes, që është bërë mediatike edhe nga një emision investigativ.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime hetimore të metejshme, për veprat “Vjedhja” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy