Draft-statuti i ASMM-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është draft i BE-së.
Kështu ka shkruar kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale teksa ka bërë me dije që së shpejti do të shkojë në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen e tij.
Më tej Rama shkruan se Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve të fqinjësisë sonë.
Nuk mund të jem më krenar për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti i ASMM-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është draft i BE-së. Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve të fqinjësisë sonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time.



