Sulmohet me granatë dore objekti i komunës në veri të Mitrovicës, dëmtohen dy vetura të Policisë

Sulmohet me granatë dore objekti i komunës në veri të Mitrovicës, dëmtohen dy vetura të Policisë

Është sulmuar me granatë dore ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut. Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të dyshuar kanë sulmuar me mjet shpërthyes ndërtesën e komunës në veri të Mitrovicës, në orët e vona të mesnatës të së hënës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar, por që incidenti ka rezultuar në dëmtimin e dy veturave të Policisë së Kosovës. “Në orët e vona të mbrëmjes nga person/a të dyshuar është sulmuar me mjetë shpërthyes Komuna në Veri të Mitrovicës. Bazuar në informatat zyrtare dyshohet se në oborrin e objektit komunal në Mitrovicë Veri, afër hyrjes së objektit është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të ketë qenë granat dore, me ç’rast ka shkaktuar disa dëme materiale në veturat zyrtare. Fatmirësisht nuk raportohet për lëndime në njerëz, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në dy vetura zyrtare të policisë”, ka thënë Kelani. Në konsultim me prokurorin kompetent rasti është iniciuar si “kryerja e veprës terroriste”. Autoritetet po hetojnë ngjarjen për të zbuluar shkaqet dhe identifikuar përgjegjësit. Kujtojmë se disa ditë më parë është raportuar edhe për sulme me shok-bomba afër stacioneve policore në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, komuna në veri të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy