Gjeorgji, partia pro-ruse fiton zgjedhjet

Gjeorgji, partia pro-ruse fiton zgjedhjet

Partia në pushtet në Gjeorgji, Ëndrra Gjeorgjiane, fitoi 59.1% të votave në  zgjedhjet parlamentare.

Shifrat u raportua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Gjeorgjisë pasi kishte rinumëruar manualisht fletëvotimet e mbi 40% të qendrave të votimit.

Të dhënat e votimit elektronik i dhanë  partisë pro-ruse 53% të votave, por votat e numëruara në mënyrë elektronike  duhet të rinumërohen manualisht për të fituar vlerë ligjore.

Ëndrra Gjeorgjiane ka marrë më shumë se 364 mijë vota,  raporton Komisioni pas rillogaritjes manuale të fletëve të votimit.

Këtë e përsëriti edhe sekretari ekzekutiv i partisë, Mamuka Mdinaradze, i cili saktësoi: “Siç dëshmohet nga rezultatet e bëra publike nga komisioni qendror zgjedhor, Ëndrra Gjeorgjiane ka siguruar një shumicë solide”.

Partitë e opozitës pro-perëndimore të Gjeorgjisë kanë hedhur poshtë rezultatet e zgjedhjeve që tregojnë fitoren e partisë në pushtet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy