Arbër Veliaj prej 4 orësh në SPAK/ Rusta: Dyshime për pastrim parash. Bëhet fjalë për procedim të veçuar (VIDEO)

Arbër Veliaj prej 4 orësh në SPAK/ Rusta: Dyshime për pastrim parash. Bëhet fjalë për procedim të veçuar (VIDEO)

Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, po merret në pyetje në SPAK prej 4 orësh. Gazetari Arsen Rusta zbulon se ai nuk po pyetet vetëm për dosjen e Erion Veliajt, por kemi një procedim penal të veçuar. Transaksionet bankare kanë bërë që SPAK të dyshojë për disa vepra penale si pastrim parash, deklarim i rremë i pasurive dhe ushtrim ndikimi i paligjshëm. 

Prej 4 orësh vazhdon ende të japë përgjigje për oficerët e BKH, Arbër Veliaj, vëllai i krybashkiakut. Ai po ashtu është një prej aksionerëve, themelues i kompanisë Gogël. Ai po pyetet jo vetëm për hetimet ku është i përfshirë bashkiaku, por MCN ka mësuar detaje rreth fletë-thirrjes. Bëhet fjalë për procedimin penal të veçuar, ku dyshohet Arbër Veliaj për pastrim parash, deklarim i rremë të pasurive, dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm. Transkasionet e gjetura në llogaritë dhe emër të Arbër Veliajt kanë bërë që SPAK të dyshojë se ai është pjesë e një skeme për të pastruar dhe transferuar para jashtë vendit. Ai sot do përgjigjet si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, por nuk përjashtohet që ndaj tij të jenë duke u zhvilluar hetime dhe SPAK të procedojë në ditët në vijim. Prokurorët besojnë se pas skemës së sulmit ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, përmes mediave, ka qenë Arbër Veliaj. Nuk përjashtohet mundësia që kjo thirrje të procedohet me veprime konkrete, pasi minutazhi dhe dita e zgjedhur, 21 gusht, kjo tregon që SPAK sa i përket dosjes së kryebashkiakut s’po njeh pushime”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy