Stinë virozash, llojet e çajrave që na ndihmojnë në rritjen e imunitetit dhe përgatitja e tyre

Stinë virozash, llojet e çajrave që na ndihmojnë në rritjen e imunitetit dhe përgatitja e tyre

Zef Gjeta, agronom dhe Dr. i Shkencave Bujqësore për “Zgjohu me MCN” ka dhënë disa këshilla se si të kujdesemi për shëndetin tonë në këtë periudhë të vitit dhe të mbajmë sa më të fortë imunitetin.

Ai tha se aktualisht është një fazë ku në trupin tonë ndodhin procese të tilla për shkak të ndryshimit të motit dhe për ta kaluar këtë duhet të kujdesimi sa më shumë për shëndetin dhe kjo bëhet përmes çajrave të ndryshëm.

Sipas tij, duhet të konsumojmë sa më shumë fruta të stinës dhe e mira është të fokusohemi te produktet stinës dhe kryesisht te frutat e thata të sapo ardhura të këtij sezoni.

Janë më të mirat e sezonit sepse me vlerat që kanë na përgatisin për dimrin. Nuk duhet të harrojmë as gështenjat sepse ka mangan, hekur, vitamina, magnez dhe është shumë i nevojshëm për trupin tonë në këtë sezon të vitit. Pra duke u përqendruar te frutat e stinës kryesisht ato arrore dhe kombinuar me çarja është ajo që duhet të bëjmë në këtë sezon. Çajrat që duhet të pimë janë nga 1 deri në 4 në ditë dhe kjo varet dhe nga gjendja shëndetësore e personit. Kur një person është mirë nga gjendja shëndetësore mund të konsumojë deri në 2, ndërsa një tjetër që ka kaluar dhe probleme shëndetësore mund të konsumoj deri në 4 çarja në ditë.

Më tej ai përshkroi disa lloje të çajrave që mund të konsumohen gjatë kësaj stine, siç është çaj me gjelle ulliri i cili lufton infeksionet e trupit, por duhet kombinuar me çarja të tjera siç është çaj i lule blirit.

Ky mot me shi dhe ulje temperaturash na ekspozon nga i ftohti, prandaj nuk duhet të harrojmë se edhe çaj i malit dhe ai rigonit janë shumë të mira për shëndetin tonë. Çaj nuk duhet pirë menjëherë pas ushqimit. Është mirë të pihet 1 orë larg ushqimit dhe këtu mund të jetë varianti para ose pas ushqimit, por gjithmonë 1 orë larg ushqimit sepse trupi përthith më mirë vlerat. Nuk duhet harruar se çaj është i mirë që të konsumohet me mjaltin, por nuk duhet ta përzjejmë kur ai është shumë i nxehtë sepse dëmtohet nga këto temperatura të larta. E lëmë çajin të ftohet pak dhe në atë fazë kur jemi gati për ta konsumuar hedhim mjaltin.

Pra ajo që dua të them është se duhet të kujdesemi në këtë fazëtë vitit për shëndetit tonë, të përdorim sa më shumë fruta të stinës dhe ato të thata, të konsumojmë çajra. Fëmijët mund ti përdorin të gjitha llojet e çajrave por nga një filxhan kafe kryesisht kamomil me dy tre pika lëng limoni. Kryesisht rekomandoj çajrat e vendit, boronicë, lule bliri, sepse elementët kimikë që ato transmetojnë në ujin e ngrohtë janë mjaft të mira.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy