Gazetari Sokol Bregu, në një intervistë për MCN, shpjegoi arsyet pse dosja e “Bankers Petroleum” i ka kaluar SPAK-ut, duke theksuar se bëhet fjalë për një aferë të madhe ekonomike ku dyshohet për përfshirje zyrtarësh të lartë dhe një grupi të strukturuar kriminal.
Sipas tij, Prokuroria e Fierit kishte zhvilluar një hetim të plotë, por për shkak të natyrës së çështjes vjedhje mbi kufirin e kompetencës dhe lidhja me administratën publike ajo ia kaloi kompetencat SPAK-ut.
Hetimi pritet të zgjasë, por sipas Bregut, akuzat për “grup të strukturuar kriminal” mbartin dënime deri në 5 vite burg dhe provat që ekzistojnë do e bëjnë shumë të vështirë për të akuzuarit të mbrojnë veten.
Intervista e plotë:
-Z. Bregu cilat janë arsyet kur një dosje e tillë kalon në SPAK?
Që në fillim dihej që do kalonte në SPAK, pavarësisht kërkesës së mediave dhe politikës. Dihej sepse SPAK çdo vjedhje mbi 500 milek të vjetra që ka lidhje me administratën publike është çështje e SPAK. Prokuroria e Fierit, që është një prokurori kompetentë bëri një hetim të zhvilluar dhe më vonë e kaloj në SPAK. Për herë të parë pas 20 vitesh akuzash mendohej që dosja shkojë atje ku duhej. Ajo që është bërë me Bankers në Shqipëri dihet fare mirë se nga çfarë thonë hetimet. Hetimet do të tregojnë se kush ka fituar aty përveç atyre që dihet. Nuk dihet si një firmë kaq e madhe rrinte pa fituar gjë.
-Në këtë rast ka dyshime për përfshirje zyrtarësh, apo grup të strukturuar kriminal?
Vjedhja nuk është bërë nga një person, është bërë nga 3 ose më shumë persona. Duhet të kuptojmë që krimi është i ndarë në 2 pjesë, krimi i organizuar që i përket drogës, armëve dhe grupi i strukturuar kriminal mund të jetë edhe dikush me kollare dhe jakë. Vepra penale vërtetë nuk është vrasje, por është një vepër e rëndë e ngritur me shumë kujdes dhe përpikëri. Unë nuk mendoj që edhe Prokuroria e Fierit nuk do ia dilte mbanë me këtë çështje, por ka zgjedhur t’ia kalojë SPAK. Aty ka drejtore të përfshirë në aferë.
-Çfarë rrjedhje merr tashmë hetimi për këtë dosje?
Do marrë kohë, por edhe hetime të rënda. Po t’iu kujtohet kur Rama erdhi në pushtet, premtimi i tij kryesor ishte që asnjë gramë karburant nuk do merret më nga të huajt, një premtim që u përpoq ta mbante gjatë mandatit të tij, por në atë kohë kjo kompani ishte nën kontrollin e amerikanëve. Kishte ndërhyrje nga amb amerikan, prokurori i atëhershëm thoshte që kishte presione për të mbyllur çështjen.
Ajo që thoni ju grup i strukturuar kriminal jep 5 vite burg, do të jetë shumë shumë e vështirë për të akuzuarit për të mbrojtur veten e tyre.



