
Deputetja e Partisë Demokratike Sorina Koti tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se afera me sistemin shëndetësor është ndoshta më e madhe se ajo me inceneratorët pasi kryhet brenda spitaleve dhe farmacive.

Koti tha se alarmi është ngritur për të gjitha spitalet rajonale, klinikat private dhe farmacitë që tregtojnë ilaçe që duhet të ishin në depot e spitaleve.
Alarmi është ngritur për të gjitha spitalet rajonale, klinikat private dhe për farmacitë që tregojnë ilaçe që duhet të ishin në depot e spitaleve.
Ne kemi ngritur prej kohësh qoftë mediatikisht, qoftë nëpër komisione skandalet e shitjeve të ilaçeve jashtë spitaleve.
Janë medikamente që nuk duhet të shiten në mënyrë private, por njerëzit për të zgjidhur hallin do e gjejnë dhe privatisht.
Afera në sistemin shëndetësor është ndoshta më e madhe se ajo e inceneratoreve. Se është aferë që kryhet brenda spitaleve dhe farmacive. Njerëzit janë të detyruar t’i blejnë për të shpëtuar jetën e tyre dhe të afërmëve të tyre. Kjo gjë duhet të marrë fund.
Janë mbledhur dokumente për të gjithë spitalet rajonale, atje ku ka abuzime, sepse të luash me jetën e njerëzve është vrastare.



