“Më rrëmbyen dhe më përdhunuan”, policia zbulon çfarë ka ndodhur në të vërtetë me 22-vjeçaren në Tiranë

“Më rrëmbyen dhe më përdhunuan”, policia zbulon çfarë ka ndodhur në të vërtetë me 22-vjeçaren në Tiranë

Zbardhen detaje mbi lajmin e përdhunimit të një 22-­vjeçareje, e cila tha se dy meshkuj që nuk i njihte, e kishin rrëmbyer dhe kishin abuzuar me të. E reja është njohur në rrjetet sociale me njërin nga djemtë që e akuzon për abuzim. Pas bisedave në Facebook, ata kishin lënë të takoheshin për t’u njohur nga afër. “Por ditën e takimit, ajo nuk është njohur vetëm me të, por edhe me një tjetër djalë. Me vullnetin e saj të plotë, dhe e vetëdijshme, vajza ka pranuar të dalë për një pije në shoqërinë e dy djemve dhe më pas të tre kanë përfunduar në shtëpinë e njërit prej djemve. Mësohet se ajo ka shkuar me dëshirë në banesë, dhe jo me sy të mbyllur siç ka bërë denoncimin. Vajza më pas ka sajuar historinë e rrëmbimit dhe policia tani po e heton për kallëzim të rremë”, raporton “Panorama” duke iu referuar burimeve policore.

22-­vjeçarja me iniciale E.Q. është paraqitur vetë paraditen e së shtunës në Komisariatin nr.4, ku ka treguar se ndërsa kthehej në shtëpi në darkëdisa metra para se të arrinte te lagjja ku banon, një makinë i ka ndaluar para këmbëve dhe dy persona kanë zbritur duke futur me forcë brenda në makinë. Sipas denoncimit të saj, autorët i kanë mbyllur gojën dhe sytë dhe e kanë çuar në një shtëpi të braktisur, ku kanë kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj. Në fund, teksa e kanë dërguar sërish në rrugën ku e kishin marrë me makinë, e kanë kërcënuar që të mos e denonconte ngjarjen në polici, pasi do të hakmerreshin keq me të.

Po për shkak të mungesës së shenjave të dhunës në trupin e saj dhe faktit që ngjarja është denoncuar një ditë më pas dhe jo atëherë kur pretendohej se ka ndodhur kanë bërë që policia të ngrejë dyshime për denoncimin e vajzës. Nuk përjashtohet mundësia që denoncimi i shtetases E.Q. të jetë edhe ndonjë lloj hakmarrjeje e mundshme ndaj ndonjë personi, që mund të jetë i dashuri apo ish-­i dashuri i vet. Megjithatë po kryhen të gjitha hetimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave reale të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy