PS fiton në Korçë, Peleshi: Opozita të mos ndihet e humbur, kemi një derë të hapur për të

PS fiton në Korçë, Peleshi: Opozita të mos ndihet e humbur, kemi një derë të hapur për të

Fill pas përfundimit të të gjitha kutive në Qarkun e Korçës, ku fituese u shpall Partia Socialiste me 6 mandate dhe Partia Demokratike siguroi pesë, ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Në një prononcim për mediat, ai tha se PS në këtë qark, ka pasur një rikuperim votash prej 2.500 në Devoll dhe sipas tij, rezultati ka qenë thuajse i barabartë me PD.

Peleshi shprehu falënderimin e qytetarëve për besimin, si dhe ftoi opozitën për bashkëpunim për të çuar së bashku sipas tij, punët e nisura.

Dua të ndaj me të gjithë Shqipërinë lajmin nga këtu, ku sapo përfundoi kutia e fundit, jemi në Maliq, PS ka fituar bindshëm në Korçë, ashtu si në të gjithë Shqipërinë. Dua të falenderoj qytetarinë që karakterizoi këtë votë.

Ajo ka fituar me 10 mijë vota diferencë nga PD. Jemi në diferencë si në 2017-ën. Ka votë opozitare, sepse fitorja 6 me 5 është më e bukur, se 6, 4, 1. Jemi 2700 vota para në Maliq, jemi 3 mijë vota para në Pogradec. Në të gjithë qarkun, kemi një fitore të jashtëzakonshme, kjo shpallet me përulësi. I përulem përpara të gjithë qytetarëve.

Sapo fillon një mandat i rëndësishëm për qarkun tonë. Fitorja ka emrin e Kleas, Uerdas, Erisës, ka të gjithë të rinjve, të rejave, që duke votuar 6 me 5 votuan modelin e duhur. Së bashku me ne, hipën në trenin që do të ecë përpara, për ta bërë Korçën qendër të ekonomisë. I shtrij dorën bashkëpunimit deputetëve opozitarë, roli i tyre është i jashtëzakonshëm”, u shpreh Peleshi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy