Apple thyen rekord, bëhet kompania e parë publike që arrin vlerën 1 trilion dollarë

Apple thyen rekord, bëhet kompania e parë publike që arrin vlerën 1 trilion dollarë

Apple është bërë kompania e parë publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ka kapur vlerën e 1 trilion dollarëve.

Kompania iMac për iPhone, e themeluar për të shitur kompjuterë personalë nga Steve Jobs në vitin 1976, arriti pikën historike kur aksionet e saj u rritën 207.05 dollarë, një ditë pasi kishte deklaruar rezultate financiare të forta. Çmimi i aksionit i Apple është rritur me 2000% që kur Tim Cook zëvendësoi Jobsin në krye të ekzekutivit në vitin 2011.

Apple mundi rivalët e tjerë duke përfshirë Amazon, Microsoft dhe Facebook dhe bëhet kompania e parë që vlerësohet me vlerën 1 trilion dollarë.

Që nga iPhone i parë qe doli në shitje në vitin 2007, aksionet e Apple janë rritur me 1.100% dhe janë rritur pothuajse sa një e treta gjatë vitit të kaluar.

Rezultate imazhesh për Apple hits $1 trillion stock market valuation

Masa e Apple është rritur më shumë se 50,000% që kur u regjistrua në vitin 1980. Kjo krahasohet me një ngritje (të thjeshtë) prej 2,000 për S & P 500 në të njëjtën periudhë.

Apple nisi rrugëtimin e tij në garazhin e bashkë-themeluesit Steve Jobs në vitin 1976 dhe fillimisht ishte më i njohur për kompjuterat e saj Mac përpara se smartphone e saj të nisnin rrugën për ekonominë e aplikacioneve.

IPhone ka transformuar fatin e Apple. Në vitin 2006 kompania kishte shitje me më pak se 20 miliardë dollarë dhe shënoi fitime prej gati 2 miliardë dollarësh.

Vitin e kaluar shitjet e saj arritën në 229 miliardë dollarë, me fitime prej 48.4 miliardë dollarësh, duke e bërë atë kompaninë më fitimprurëse të listuar në SHBA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy