Covid-19 në botë, mbi 52 milionë të prekur (VIDEO)

Covid-19 në botë, mbi 52 milionë të prekur (VIDEO)

Që nga fillimi i pandemisë së Covid-19, bota ka numëruar mbi 52 milionë raste të infektuara, sipas të dhënave nga Universiteti Amerikan “Johns Hopkins”. Në total, numri i vdekjeve ka kaluar 1.28 milion. Vendi më i prekur nga koronavirusi në terma absolutë mbeten Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 10 milionë raste dhe pothuajse 241 000 viktima.

Pas SHBA vijnë India dhe Brazili.

Në Pakistan, 1 808 njerëz janë infektuar vetëm në 24 orët e fundit dhe kanë vdekur 34. Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara që nga fillimi i pandemisë është afër 350 000, ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve arrin në 7 055. Ministria e Shëndetësisë e Islamabadit raporton se ka 1 164 pacientë në gjendje serioze, me një rritje prej 55 në 24 orët e fundit, ndërsa që nga dje ka pasur 784 shërime, duke e çuar totalin e të shëruarve në 320 849.

Rusi - Në 24 orët e fundit, janë konstatuar 439 vdekje të shkaktuara nga Covid-19: ky është numri më i madh i regjistruar deri më tani në një ditë të vetme që nga fillimi i epidemisë. Zyrtarisht, viktimat e virusit Sars-Cov-2 në Rusi janë 32 032. Infeksionet e reja janë gjithashtu në rritje. Pas pesë ditësh radhazi mbi 20 000, të martën ato ranë në 19 851, por të mërkurën u rritën në 21 608. Rastet e Covid-19 të konstatuara në Rusi që nga fillimi i epidemisë janë 1 858 568.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy