
Më shumë se 19 000 objekte arkeologjike janë gjetur gjatë një goditje ndërkombëtare të trafikut të artit të kryer në 103 vende. Sipas Europol-it, policia ka arrestuar 101 të dyshuar dhe ka nisur hetimin për 300 persona si pjesë e goditjes së tyre të koordinuar e cila u përqendrua në objekte arkeologjike dhe vepra arti të grabitura nga vendet e goditura nga lufta ose të vjedhura nga muzetë dhe vendet arkeologjike.
Operacionet u kryen në bashkëpunim midis Europol-it, Interpol-it, Organizatave Doganore Botërore dhe disa shërbimeve kombëtare të policisë.
Policia Spanjolle dhe Kolumbiane punuan së bashku për të rikuperuar disa "objekte shumë të rralla parakolumbiane të marra në mënyrë të paligjshme përmes grabitjeve në Kolumbi", përfshirë një maskë unike ari Tumaco dhe disa figurina ari dhe sende e stoli të lashta.
Arrestimi i tre trafikantëve në Spanjë çoi në kontrolle të shtëpive në Kolumbi, të cilat rezultuan në "konfiskimin më të madh ndonjëherë" me 242 objekte parakolumbiane të mbledhura.
Policia Federale Argjentinase sekuestroi 2 500 monedha të lashta gjatë një hetimi të një rasti të vetëm të shitjes në internet, ndërsa Policia e Shtetit Letonez sekuestroi edhe 1 375 monedha të tjera.
Një arritje tjetër ishte kapja e 971 objekteve kulturore në aeroportin e Kabulit nga Dogana Afgane, të cilat ipo përgatiteshin të niseshin për në Stamboll, Turqi.



