Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj kongresmenit republikan Thomas Massie, pas deklaratave të këtij të fundit që cilësoi sulmet amerikane ndaj Iranit si të “pakuptimta dhe antikushtetuese”.
Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump sulmoi Massie-n duke e quajtur “të pavlerë” dhe “kundër arritjeve historike të ushtrisë amerikane”.
“Dje kemi arritur një sukses spektakolar ushtarak, duke ua marrë nga duart ‘bombën'", shkruan Trump.
Ai e përmbyll mesazhin me një falënderim për forcat e armatosura amerikane: “Faleminderit ushtrisë sonë të jashtëzakonshme për punën e mrekullueshme që bënë mbrëmë. Ishte vërtet e jashtëzakonshme!”



