Basha pas takimit me delegacionin e Senatit Amerikan: Të fusim vendin në shinat e ligjit

Basha pas takimit me delegacionin e Senatit Amerikan: Të fusim vendin në shinat e ligjit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me delegacionin e Senatit Amerikan dhe ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Basha pas përfundimit të takimit ka bërë me dije se është diskutuar për dy çështje.

E para është ajo mbi demokracinë shqiptare dhe e dyta ajo mbi situatën e krijuar në Kosovë.

Sipas tij, me delegacionin amerikan u diskutuar lidhur me udhëkryqin që ndodhet Shqipëria pas masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe rolin e opozitës në Parlament. Sipas Bashës, delegacioni u interesua edhe sa i përket çështjes së anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Do të bashkëpunojmë me SHBA-të për të kthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë dhe sundimit të ligjit”, specifikoj lideri i opozitës.

“Dy janë çështjet kryesore për të cilat kemi folur me përfaqësuesit e lartë nga Uashingtoni: 

Njëra ka të bëjë me demokracinë shqiptare, udhëkryqi në të cilën ndodhet, në veçanti pas masakrës zgjedhore të 25 prillit, dhe rolin e Partisë Demokratike dhe të opozitës shqiptare në parlament dhe në bashkëpunim me të gjithë forcat e gjalla të shoqërisë shqiptare dhe me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të rikthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë, legjitimitetit dhe sundimit të ligjit.

Dhe sigurisht përmes një vendi që është demokratik, ku nuk shkatërrohen por respektohen zgjedhjet e qytetarëve. Ku nuk goditet dhe burgoset i pamunduri, por ndëshkohet politikani i korruptuar apo bosi i krimit të organizuar, të krijojmë një klimë investimesh, nga e cila të përfitojnë shqiptarët përmes vendeve të punës, përmes transferimit të teknologjisë dhe të transferimit të kapitalit amerikan në Shqipëri.

Çështja e dytë e diskutuar në takim, sipas Bashës, kishte të bënte me rajonin dhe stabilitetin me një fokus të veçantë tek projekti “Ballkani i Hapur”.

“Çështja tjetër, se s do ta quaja të dytë se mori një pjesë po kaq të rëndësishme të bisedës, ka të bëjë me rajonin dhe në veçanti sa i përket situatës së provokuar nga ringjallja e planeve hegjemoniste serbe përmes proceseve si ai i Novisadit dhe nevojës për të përforcuar praninë politike dhe të gjithanshme amerikane për të ndalur dhe kundërvënë çdo ofensive të forcave joperëndimore ndaj arritjeve 30 vjeçare të ShBA-ve dhe të Boshtit Euro-Atlantik për stabilitetin, paqen dhe demokracinë në Ballkan. Me theks të veçantë për ruajtjen dhe garantimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe përfundimin me sukses të njohjes reciproke si gur i fundit i themelit të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Miqtë u interesuan edhe sa u përket çështjes së anëtarësimit së Shqipërisë në Bashkimin Europian, të cilin e mbështesim plotësisht dhe për konfuzionin e krijuar përmes mosperformancës së autokratit të Ballkanit, duke nisur nga ky i Tiranës dhe nevojës që Bashkimi Europian t’i thotë gjërat qartë, ta vërë gishtin tek plagët e krijuara dhe tek autorët e këtyre plagëve të cilin gjithë shqiptarët e dinë, në këtë rast qeveria dhe kryeministri aktual janë fajtorët e vetëm të harxhimit të kaq shumë shampanje ndërkohë që vendi mbetet jashtë dyerve të Europës.

Delegacioni i Senati Amerikan përbëhet nga të senatorët Robert Karem, Paul Groce, Mike Levine, Alex MacFarlane dhe Tobei Arai, të cilët u pritën nga nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy