'Mariachi' i armatosur ekzekuton 3 persona dhe plagos 7 të tjerë në zonën turistike në Mexico City

'Mariachi' i armatosur ekzekuton 3 persona dhe plagos 7 të tjerë në zonën turistike në Mexico City

Të veshur si muzikant tradicional Mariachi, kanë vrarë tre persona dhe ka plagosur të paktën 7 të tjerë Mexico City.

Persona të armatosur hapën zjarr në një rrugë në Plaza Garibaldi, një atraksion i madh turistik i mbushur me bare mariaçi, bën me dije policia.

Më pas ata u largua nga vendi i ngjarjes me motoçikletë. Plaza Garibaldi kufizohet me zonën famëkeqe të Tepito, që është shtëpia e kartelit të dhunshëm i drogës La Union.

Në Tepito ka pasur një valë dhune gjatë muajit të fundit pasi u arrestua udhëheqësi i dyshuar i bandës, Roberto Moyado Esparza ose El Betito.

Numri i vrasjeve në qytet që është edhe kryeqyteti i vendit është rritur që nga viti 2014, shkruan BBC.

Më shumë se 200,000 njerëz janë vrarë ose janë zhdukur që nga dhjetori i vitit 2006, kur qeveria e Meksikës shpalli luftë kundër krimit të organizuar.

Meksika përjetoi vitin e saj më të dhunshëm më 2017 me më shumë se 25.000 vrasje, sipas shifrave zyrtare.

Ky është raporti më i lartë vjetor që nga fillimi i mbledhje së të dhënave në luftën kundër karteleve të drogës dhe krimi i organizuar përbën gati tre të katërtat e këtyre vrasjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy