
Demokrati Aldo Bumçi thotë se ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka rikthyer shpresën përmes Foltores së organizuar prej tij dhe fakti që po flitet prej shtatorit për PD e bën atë një parti të gjallë.
Nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV, Bumçi tha se PD preku fundin pas humbjes, ndërkohë që tashmë shqiptarët kanë ku të organizohen.
“Përderisa PD është i vetmi lajm dhe Foltorja që ka mbizotëruar deri tani mund të flasim për një parti të gjallë. Kemi të bëjmë me një forcë politike, e cila preku fundin pas humbjes dhe me lëvizjen e Berishës është rikthyer shpresa dhe ka më në fund një opozitë të vërtetë. Shqiptarët kanë ku të organizohen. Me Bashën do të kishim në letër një opozitë, por pa shpresë”, tha Bumçi.



