Izraeli shkatërron tunelin më të gjatë dhe më të thellë të Gazës, ishte ndërtuar nga Hamasi për sulme (VIDEO)

Izraeli shkatërron tunelin më të gjatë dhe më të thellë të Gazës, ishte ndërtuar nga Hamasi për sulme (VIDEO)

Zyrtarët e Izraelit kanë njoftuar se kanë shkatërruar tunelin me të gjatë dhe më të thellë, që ndonjëherë e kanë ndërtuar pjesëtarët e Hamasit.

Tuneli që sipas zyrtarëve të izraelit kushton “miliona dollarë” për ndërtim, shtrihej nën Rripin e Gazës dhe ishte i gjatë “disa kilometra”, deri në thellësi të territorit të Izraelit, 

Zyrtarët izraelitë kanë bërë të ditur se tuneli i Hamasit ishte i lidhur me disa tunele tjera brenda Gazës, ndërkaq Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Avigdor Lieberman, ka deklaruar se bëhej fjalë për tunelin më të gjatë dhe të thellë që ndonjëherë është zbuluar nga izraelitët në Gazë.

Bëhet fjalë për një tunel që kushton miliona dollarë për t’u ndërtuar”, ka shtuar Lieberman.

Reach: A graphic created by the Israeli Defence Forces shows the tunnel they claim was built by Hamas

Një zëdhënës ushtarak tha se ishte gërmuar që nga lufta e Gazas në 2014, kur Izraeli shkatërroi më shumë se 30 tunele, të cilat thuhej se ishin të destinuara për sulme.

Izraeli po përdor masa të sofistikuara për të penguar tunelet e gërmuara nga militantët.

Tuneli shtrihej "disa kilometra" në Gaza dhe lidhej me tunele të tjera nga të cilat mund të niseshin sulmet, raporton BBC.

Disa nga tunelet janë ndërtuar nga grupi militant palestinez Jihad Islamik dhe të tjerë nga Hamasi, grupi islamik që kontrollon Gazën.

Palestinians wave their national flag as they approach the border with Israel, east of Khan Yunis, in the southern Gaza strip, on Sunday,  as ongoing protests along the Gaza-Israel border continue

Që nga viti i kaluar, Izraeli ka përdorur pajisje të posaçme për të zbuluar praninë e tuneleve dhe po ndërton një pengesë hi-tech mbi dhe poshtë terrenit përgjatë kufirit të saj me Gazën për të parandaluar gërmimin e tuneleve të reja.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy