Bllokohet për dy ditë dogana e Kapshticës/ Shkak, protesta e sindikatave greke (VIDEO)

Bllokohet për dy ditë dogana e Kapshticës/ Shkak, protesta e sindikatave greke (VIDEO)

Një protestë e paralajmëruar nga sindikatat greke do të sjellë bllokim të doganës së Kapshticës.

Nga data 2-4 prill nuk do të lejon hyrje-daljet e automjeteve të tonazheve të rënda, të autobusëve dhe shërbimit taksi.

Pala greke ka ndryshuar kushtet e regjimit të punës për 48 orët e grevës së paralajmëruar nga sindikata doganore helene, sa i përket hyrje daljeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Burime të siguruara pranë kësaj pike kufitare bëjnë të ditur se ka pasur një komunikim zyrtar mes policisë kufitare greke të pikës së kalimit kufitar të Kristalopigji dhe policisë së Kapshticës.

Pala greke i ka bërë me dije policisë sonë të kufirit se gjatë 48 orëve të grevës së data 2-4 prill, do të ketë një ndryshim lidhur me lëvizjen e mjeteve të vogla të cilët do të lëvizin një orë gjatë 4 orëve, e thënë ndryshe, saktëson burimi, një orë për mjetet e vogla do të ketë hyrje - dalje normale ndërkohë që 3 orë të tjera trau ulet në të dyja anët e kufirit.

Kushtet e tjera të paralajmëruara mbeten të njëjta, që do të thotë se nga data 2-4 prill nuk do të lejon hyrje daljet e automjeteve të tonazheve të rënda, të autobusëve dhe shërbimit taksi.

Nga ana e policisë sonë kufitare ky ndryshim i kushteve të grevës nuk përjashton mundësinë e krijimit të një fluksi dhe radhëve të gjata në kufi.

Policia greke ka bërë me dije se oraret e punës janë (me orën greke)/

 

  02/04/2024

 06:00-07:00

 10:00-11:00

 14:00-15:00

 18:00-19:00

 22:00-23:00

 

  03/04/2024

 02:00-03:00

 06:00-07:00

 10:00-11:00

 14:00-15:00

 18:00-19:00

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy