Ndahet nga jeta këngëtari i famshëm i viteve ’80

Ndahet nga jeta këngëtari i famshëm i viteve ’80

Ylli muzikor i viteve të 80-ta, George Michael, vdiq të dielën në moshën 53 vjeçare.

"Me pikëllim të thellë mund të konfirmojmë se biri, vëllai dhe miku ynë i dashur George ndërroi jetë paqësisht në shtëpi gjatë krishtlindjeve. Familja kërkon të respektohet privatësia e saj në këto momente të rënda e emocionale. Nuk do të ketë komente të tjera në këtë periudhë", citohet të ketë thënë zëdhënësi i tij.

Këngëtari i hiteve "Faith", “Careless Whisper” dhe “Last Christmas,” ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Oxfordshire të Anglisë.

Nuk janë dhënë hollësi për shkaqet e vdekjes së këngëtarit që në të kaluarën është përballur më një pneumoni të rëndë që e vuri në koma në vitin 2011.

George Michael, i lindur si Georgios Kyriacos Panayiotou në Londër, fillimisht u bë i famshëm me duetin Wham! me partnerin e tij, Andrew Ridgeley. / VOA /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy