
Një shqiptar është vënë në pranga në Itali për mashtrim fiskal. A.D., 47 vjeç, është njëri prej dy sipërmarrësve në fushën e ndërtimit që policia vuri në pranga në kuadër të operacionit “Offshore”.
I arrestuari tjetër është shtetasi italian me iniciale M.M., 63 vjeç.
Dy sipërmarrësit akuzohen për mashtrim të rëndë fiskal, deklarim fallso të llogarive të kontabilitetit financiar e kompensim të paligjshëm të taksave tatimore.
Mashtrimi fiskal ndaj shtetit italian kapërcen vlerën e 23 milionë euro.
Shqiptari A.D. ndodhet në arrest shtëpiak, ndërsa ndaj sipërrmarrësit italian M.M., banues në Rovato, është lëshuar urdhri i arrrestimit me burg.
Hetimet e operacionit "Offshore" të nisura më vitin 2015 kanë verifkuar se dy sipërmarrësit administronin disa shoqëri ndërtimi e përgjatë katërvjeçarit 2011-2014 kishin punësuar rreth 3000 punëtorë. Gjatë aktivitetit të tyre dy sipërmarrësit nuk kanë prezantuar deklarimet e detyrueshme fiskale, fakt që i ka sjellë një përfitim prej më shumë se 14 milionë euro.
Gjithashtu dy sipërmarrrësit nuk kanë paguar sigurimet shoqërore të punonjësve të tyre, si dhe kanë fallsifikuar dokumentacionin për të përfituar nga Institutet e Kreditimit kompemsime të taksave tatimore.
Shuma e përgjithshme e këtij mashtrimi fiskal kapërcen vlerën e 23 milionë euro.
Policia financiare e Breshës me urdhër të Prokurirsë i ka sekuestruar dy sipërmarrësve burime financiare në vlerë 20 milionë euro, 3 pasuri të patundshme si dhe llogari bankare në vlerë 27 mijë euro.



