
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i liruar ditën e sotme me kusht, ndan mesazhin e parë pas daljes nga qelia.
Do vazhdoj te kërkoj drejtësinë, siç kam bërë deri më sot. Të falenderoj me zemër ty, që ke besuar gjithmonë te gjithçka jam, e kam bërë unë!
Faleminderit dhe ty që ke gënjyer gjithmonë, duke me kujtuar çmimin e së vërtetës.
Pata mundësi të njihja padrejtësinë përballë. Tani kam mundësinë të kërkoj të drejtën pa kursim!
Tahiri shpreh falënderime të pamasa për të gjithë.
Gjykata e Elbasanit vendosi ditën e sotme që ish-ministri ta vazhdojë dënimin alternativ me qëndrim në banesë.
Vendimi u mor me argumentin se Saimir Tahiri do të kujdeset për dy fëmijët e mitur, pasi bashkëshortja e tij është në pamundësi shëndetësore që të kujdeset për ta.
Nga sot Tahiri lë qelinë e burgut të Rrogozhinës ku 1 vit e 7 muaj do t’i kryejë me kusht me detyrim për të qëndruar në banesë dhe për të lëvizur vetëm me miratimin e oficerëve të policisë gjyqësore.
Më 4 shkurt të vitit të kaluar Apeli i GJKKO e dënoi ish-ministrin Tahiri me 3 vite dhe 4 muaj burgim.



