Regjisori Kastriot Çipi ngre pikëpyetje se edhe sa gjenerata duhet të lindin në Kosovë pa e ditur se cila do të jetë e ardhmja e vendit. Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se serbët e Veriut nuk donin që të merrnin pjesë në zgjedhje. “Beogradi thotë mos merrni pjesë në zgjedhje. Kosovës i duhet një Kushtetutë tjetër, që të njohë të drejtat e pakicës, por të mos lejojë që pakica të bllokojë. Pas 1999 ka lindur një gjeneratë e tërë që nuk e di se çfarë është lufta. Mbrojtja më e mirë përballë presionit ndërkombëtar është drejtimi i popullit. Do bëhet siç mendojnë 2 milionë shqiptarët e Kosovës”.



