Dhjetëra qytetarë shqiptarë kanë denoncuar se u është kufizuar mundësia për të publikuar komente dhe vlerësime në Google Maps.
Sipas reagimeve të bëra publike në rrjetet sociale, përdorues që pretendojnë se kanë llogari të verifikuara dhe aktive prej vitesh kanë marrë njoftime nga platforma se nuk mund të postojnë më recensione.
Besmir Semanaj, ekspert IT-je tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se qeveria shqiptare ka dërguar një listë me llogari e-mailesh që të penalizohen dhe bllokohet.
Sipas Semanajt, ky veprim është censurim i fjalës së lirë.
Ishin persona që kishin komentuar tek biznese të lidhura me qeverinë. Kjo e bën të qartë deklaratën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ku të gjithë ata që komentuan dhe ishin të pakënaqur nga këto biznese, u cilësuar si krim kibernetik dhe akt terrorist. Qeveria shqiptare, bazuar dhe në deklaratën e kryeministrit Rama ka dërguar një listë me llogari e-mail pranë Google që të penalizohen dhe bllokohet, është rast i paprecedent.
Nuk kemi të bëjmë me llogari fake. Po flasim për llogari qytetarësh shqiptarë me emër mbiemër që i është mohuar e drejta e fjalës. Aktualisht është në mënyrë të përhershme, por Google jep mundësinë e apelimit. Shpresoj që Google nuk do bie pre e propagandës së qeverisë. Kemi të bëjmë me censurim të fjalës së lirë. Personat që kanë komentuar i është mohuar shprehja. Shumë ekspertë po [përgatiten t’i drejtohen si Google dhe institucioneve ndërkombëtare dhe ambasadave për censurën që ka bërë qeveria.
Mua më erdhën dhjetëra, mund të flasim për mijëra llogari.
I bëj thirrje qytetarëve që të apelojnë.



