Qeveria do të miratojë buxhetin e 2019, pavarësisht kritikave të Brukselit

Qeveria do të miratojë buxhetin e 2019, pavarësisht kritikave të Brukselit

Qeveria italiane do të miratojë të hënën buxhetin për vitin 2019, pesë ditë përpara afatit zyrtar për paraqitjen e paketës financiare, tha zëvendëskryeministri dhe kreu i Lëvizjes 5 Yjet, Luigi Di Maio.

Qeveria ka publikuar tashmë objektivat financiare që do të sigurojnë kuadrin për buxhetin, me gjithë kritikat nga Komisioni Europian për planet për të trefishuar qëllimin e mëparshëm të deficitit fiskal për 2019.

Ministrat kanë thënë se Brukseli duhet të rezervojë gjykimin derisa të zbulohen detajet e plota të buxhetit.

"Javën e ardhshme, të hënën, kabineti do të miratojë buxhetin, i cili pastaj do të dërgohet në Bruksel dhe në parlament", tha Di Maio, i cili kryeson Lëvizjen anti-establishment 5-yjet që qeveris me Lega Nord.

Sipas ligjit italian, qeveria ka afat deri më 20 tetor të miratojë një buxhet dhe të kalojë projektligjin në parlament për shqyrtim, por buxheti duhet të miratojë paketën para fundit të vitit, shkruan Reuters.

Komentet e Di Maos konfirmuan vërejtjet e bëra më herët nga udhëheqësi i senatit të 5-Yjeve, Stefano Patuanelli, i cili u tha gazetarëve se qeveria kishte për qëllim të miratojë buxhetin pesë ditë përpara afatit, si "një sinjal për Evropën".

Ministri i Ekonomisë Giovanni Tria i tha një komisioni parlamentar të mërkurën se shpenzimi i deficitit do të ishte gjithsej 22 miliardë euro vitin e ardhshëm, me buxhetin që përfshinte 15 miliardë euro në shkurtime dhe të ardhura shtesë për të ndihmuar në mbulimin e 37 miliardë shpenzimeve shtesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy