
Kina dekalaron se Rusia nuk i ka kërkuar pajisje ushtarake apo ndihmë tjetër për të mbështetur luftën e saj në Ukrainë.
Dy zyrtarë amerikanë i thanë CNN të dielën se Rusia i ka kërkuar Kinës mbështetje ushtarake, përfshirë dronët, si dhe ndihmë ekonomike për pushtimin e Ukrainës.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha në një konferencë për shtyp se SHBA-ja "po shpërndante dezinformata".
Kohët e fundit, pala amerikane ka shpërndarë dezinformata kundër Kinës për çështjen e Ukrainës me qëllime dashakeqe. Pozicioni i Kinës për çështjen e Ukrainës është konsistent dhe i qartë, dhe ne kemi luajtur një rol konstruktiv në promovimin e bisedimeve të paqes. Është e domosdoshme që të gjitha palët të ushtrojnë përmbajtje dhe të qetësojnë tensionin, në vend që t'i hedhin benzinë zjarrit; është e rëndësishme të nxitet një zgjidhje diplomatike, në vend që të përshkallëzohet më tej situata.



