
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 6 muaj burg ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Në këtë mënyrë, GJKKO ka pranuar pjesërisht kërkesën e SPAK, i cili kishte kërkuar dënimin me 1 vit burg për akuzën e fshehjes së pasurisë. Dënimi i dhënë ndaj Dedjes mund të konvertohet në shërbim prove. Dedja bëhet gjyqtari i parë i shkarkuar nga vetingu, i cili dënohet me burg. Dedja u akuzua për fshehjen e një apartamenti me sipërfaqe 60 metra katrorë në bregdetin e Kavajës. Sipas akuzës, pasuria ishte regjistruar në emër të vëllait të Dedjas, por në të vërtetë zotërohej nga ish-gjyqtari.



