
Eksperti i Ekonomisë, Mirdaim Axhami në studion e lajmeve në MCN Economy duke komentuar lidhqur me tregun e bimëve mjekësore u shpreh se ky është një sektor mjaft premtues, por që eksporti i këtyre produkteve bëhet si lëndë e parë.
Ai tha se në këtë mënyrë ato nuk arrijnë tek klienti me brandin “Made in Alavbania”. Sipas tij, problemi në këtë treg është mungesa e investimeve të këtyre kompanive që operojnë në këtë sektor në Shqipëri për të prodhuar brandet shqiptare që të marketohen me markë shqiptare në vendet e huaja.
Ideja është që fatkeqësisht gjithë ky eksport i këtyre bimëve nga Shqipëria bëhet si lëndë e parë, që do të thotë se ky është një lajm shumë i mirë, një sektor shumë premtues, është bërë një punë shumë e mirë dhe nga vetë bizneset dhe organizatat e huaja që mbështesin zhvillimin e këtij sektori, por problemi është se produktet nuk arrijnë te klienti përfundimtar me brandin ‘made in albania’. Problemi kryesor që shoh në këtë treg është mungesa e investimeve të këtyre kompanive që operojnë në këtë sektor në Shqipëri për të prodhuar brandet shqiptare që të marketohen me markë shqiptare në vendet e huaja. Ato aktualisht eksportohen vetëm si lëndë e parë, dhe vlera është më e ulët krahasuar nëse ajo do të tregtohej si produkt final. Ne e dimë se është e vështirë të konkurrosh kompani globale, por duhet të fillojnë dhe mendojnë për prodhimin e këtyre produkteve finale në Shqipëri sepse do të sillte më shumë fitime.
I pyetur se si mund të zhvillohet ky sektor, Axhami tha se janë dy lloje tregjesh, atë të biznesit dhe atë kur shesin te tregu i konsumatorëve final që janë individët. Ai tha se kompanitë përpiqen për të gjetur klientët e tyre, përpiqen për të hyrë në tregjet e huaja, por që këto produkte duhet të jenë të certifikuara.
Në rastin e parë elementi që përdoret është fuqia e shitjes, kompanitë mundohen të hapin filialet e tyre, kanë agjentët e shitjes dhe përpiqen të gjejnë aktorët kryesorë për të bashkëpunuar me ta. Krijimi i këtyre kontakteve sot është më e lehtë, panairi është elementi kryesor stendë me emrin e Shqipërisë ku të marrin pjesë të gjithë aktorët kryesor që janë në treg me bimët medicinale. Në rastin e dytë, kur shkojmë te tregu që shesim te konsumatori ne mund ti shesim këto produkte në të gjithë botën, por këtu bëhet pak më e vështirë sepse 70% eksportohet si lëndë e parë dhe 30 % si produkt final. Nëse synon të shesë në rrjet ku këto produkte shiten, flasim për produkte përfundimtare, ata preferojnë që këto produkte të jenë të certifikuara nga laboratorë ndërkombëtare sepse po konkuron me kompani të tregjeve të huaja dhe kjo e bën të vështirë, por cilësua e produktit përderisa kërkohet nga tregjet ndërkombëtare, të bëjnë të besojnë që të kesh shtim të vlerës së produktit.
Më tej ai shtoi se numri i bimëve medicinale të eksportuara i është një numër i shumëllojshëm, por pengesë për zhvillimin e ë këtij sektori sektorit është puna e pavarur e fermerëve që bëjnë fermerët.
Ne jemi më dobët se sa Kosova sa i takon nivelit të eksporteve të produktit. Bullgaria është një tjetër vend i njohur në eksportin e bimëve medicianale, një konkurent shumë i madh i produkteve që eksportohen nga Shqipëria. Numri i bimëve medicinale që eksportohen nga Shqipëria është një shumëllojshmëri e madhe, por në mënyrë që të shtohet ky desertifikim i këtyre produkteve kërkohet një bashkëpunim mes të gjithë hallkave të këtij zinxhirti, që janë fermeri, biznesi dhe klienti i huaj. Një element i rëndësishëm që e pengon këtë zhvillim është se këta fermerë nuk kanë një organizim të tyre, por punojnë në mënyrë të pavarur. Marxhi i fitimit nëse shiten si produkte finale është shumë herë më i madhe se shitja e tyre si lëndë e parë. Kur bëhet fjalë për këto bimë që në shumicën e tyre ato gjenden në male, në zona të vështira gjeografike, dhe duke qenë se këto zona janë të braktisura ka mungesë të fuqisë punëtore. Mungesa e informacionit nga punëtorët bën që ata të mos dinë se çfarë po mbledhin dhe se çfarë po shesin.



