Gazetari Tomorri për TvT: Qeveria nuk do të arrijë t’i thithë të gjitha fondet e dhëna (VIDEO)

Gazetari Tomorri për TvT: Qeveria nuk do të arrijë t’i thithë të gjitha fondet e dhëna (VIDEO)

Fondet e mbledhura dje për Shqipërinë në Konferencën e Donatorëve në Bruskel ishin tema kryesore e diskutimit në studion e lajmeve me gazetarin e ekonomisë, Klodian Tomorri. Shuma prej 1.15 miliardë euro, e mbledhur në këtë konferencë, sipas Tomorrit do të përdoret vetëm për rimëkëmbjen dhe nuk mund të shkojë në destinacione të tjera. Edhe pse ndarja e kësaj shume mbetet ende e paqartë edhe për vetë qeverinë, Tomorri thotë se pavarësisht vullnetit të mirë, qeveria nuk do të mund t’i thithë këto fonde.

Shtrihet në të paktën 3 vjet. Janë fonde të targetuara dhe ti nuk i përdor dot në fusha të tjera. Qeveria edhe sikur të ketë vullnetin e mirë, nuk do të arrijë t’i thithë dot këto fonde. Ato para janë me destinacion dhe nuk mund të përdoren për të mbyllur gropat e buxhetit. Do të jenë për të rindërtuar, për strehimin, infrastrukturën publike, shkolla, spitale, rrugë dhe një pjesë e tyre mund të jenë projekte me target zhvillimin ekonomik të vendit. Ndarja e saktë mbetet për t’u parë sepse edhe vetë qeveria është e paqartë”, tha ai.

Lidhur me mundësinë e abuzimit me fondet për rimëkëmbjen, Tomorri tha se mekanizmat e kontrollit që ka premtuar BE-ja do të shërbejnë si garanci dhe masë parandaluese.

Raste katastrofash natyrore rreziku për abuzime është i madh. Ka zotim nga BE, që do të ngrenë mekanizma kontrolli. Kjo është një garanci shtesë që minimizon riskun për abuzime”, tha ai.

Ndërsa lidhur me ndihmën në formën e kredive, sipas Tomorrit, qeveria ka një tavan, të cilin nuk mund ta kalojë.  

Shqipëria ka kapacitet për të absorbuar 300 milionë euro kredi në vit. Një nga bizneset më të mëdha të bankave në Shqipëri është blerja e borxhit. Edhe po të dojë qeveria të marrë më shumë borxh, ka një ligj që e pengon. Nuk do të ketë ndryshim buxheti, shpenzimet totale mund të ndryshojnë, por borxhi dhe të ardhurat jo”, tha ai.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy