Fondet për pensionin privat, Xama: 37 mijë persona janë pjesëmarrës, interesi ka filluar të rritet! Skemë me pak risk, por me përfitim të mirë (VIDEO)

Fondet për pensionin privat, Xama: 37 mijë persona janë pjesëmarrës, interesi ka filluar të rritet! Skemë me pak risk, por me përfitim të mirë (VIDEO)

Gazetarja Ola Xama tha se miratimi i ndryshimeve të projektligjit për skemën e pensioneve private ka pasur një frymë pozitive, megjithëse numri i të punësuarave që investojnë në fonde të tilla është sa 1/30 e të punësuarve në total.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e saj Xama tha se aktualisht janë 37 mijë persona që investojnë në skemat e pensioneve private, numër i ulët, por gjatë viteve të fundit ka pasur një interes në rritje.

Xama theksoi se skema e pensioneve private është një mundësi investimi me pak më shumë risk se investimi i parave në banka, por përfiton më shumë.

Miratimi i ndryshimeve të projektligjit për skemën e pensioneve private ka pasur një frymë pozitive. Skema e pensioneve private është një ligj i  miratuar që në 2009 dhe që atëherë s’ka pësuar ndryshime për të lejuar pjesëmarrjen në fonde të tilla të më shumë aktorëve.

Kur një person do të investojë paratë për pension i jepet mundësia që disa kursime mujore t’ i depozitojë në një fond të pensionit privat dhe në fund kur mbush moshën për të dalë në pension ai mund të marrë dhe pensionin e shtetit në bazë të kontributeve shoqërore që ka paguar aty ku ka qenë i punësuar dhe merr dhe një pension tjetër sa i takon në bazë të kontributit që ka dhënë përmes kompanive private.

Nuk i kyç paratë në bankë, por ke mundësi tjetër se kur mund t’i marrësh.

Nëse i ke paratë në bankë ato i  trashëgon, nëse ti nuk jeton më i hiqet e drejta një trashëgimtari të përfitojë masën e kontributin. Është pak me risk, por është shumë më e mirë.

Përfiton më shumë si skemë, sesa normat e interesit të depozitave pasi kompanitë që operojnë në skemat vullnetare të pensioneve  i investojnë këto para në bono thesari shtetërore.

Është dikush tjetër që të menaxhon portofolin financiar. Flasim për treg të zhvilluar.

Ligji jepte të drejtën që të ketë fonde me pjesëmarrje të hapur dhe fonde me pjesëmarrje të mbyllur.

Fondet me pjesëmarrje të hapur kanë qenë dhe më herët tek ligji i pandryshuar, ndërkohë tek fondet me pjesëmarrje të mbyllur i lejohet që një kompanie, një korporate zyre të bëjë bashkë grupin, të  emërojë një administrator që mbledh kontributet e personave që punojnë në atë kompani dhe janë vullnetarë të kenë pension privat, atë portofol e merr dhe e investon tek këto kompani që kanë pjesëmarrje kolektive . Kemi 4 kompani të licencuara që ofrojnë këto shërbime.

Shifrat janë publike të pjesëmarrjes së anëtarëve në skemat e pensioneve private. Kemi 1.6- 1.7 të punësuarish nëse llogarisim dhe ata të tregut informal. Numri i pjesëmarrësve në skemat e fondeve private është 37 mijë, nuk është as 1/16 e tyre, por 1/30.  

Kemi numër të ulët të punësuarve që zgjedhin skemën e pensioneve private për të investuar. Por gjatë viteve të fundit ka pasur një rritje dhe një interes më të madh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy