Ndahet nga jeta ish-gjyqtari i Strasburgut, Kristaq Traja

Ndahet nga jeta ish-gjyqtari i Strasburgut, Kristaq Traja

Ndahet nga jeta konstitucionalisti i njohur shqiptar, Kristaq Traja. Lajmin e kanë dhënë miqtë e tij në rrjetet sociale për këtë ndarje. Traja u shua në moshën 66-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë.

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba ka ndarë me miqtë të tij lajmin e ndarjes nga jeta të juristit të njohur Kristaq Trajes, i cili ka qenë përfaqësuesi i Shqipërisë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Kristaq Taja u diplomua në drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1978. Ai gëzonte një eksperiencë 10-vjeçare si Gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Strasburg për periudhën 1998-2008 dhe është një ndër akademikët më të njohur në Ballkan për të Drejtën Kushtetuese.

Karriera e tij si profesionist në fushën e ligjit ka filluar në vitin 1986. Ai ka qenë anëtar i Bordit të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë dhe Zëvendës Ministër i Drejtësisë gjatë viteve 1992-1993. Është autor i disa publikimeve dhe përkthimeve në fushën e ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy