
Faza e dytë e pushtimit rus të Ukrainës, një ofensivë në rajonin lindor të Donbasit, është duke u zhvilluar. Pyetja është nëse do të jetë më e suksesshme se faza e parë, dhe nëse Ukraina do të ketë trupa dhe armë të mjaftueshme për ta penguar apo edhe për ta bllokuar atë.
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha të martën se operacioni në Donbas është "një moment shumë i rëndësishëm i gjithë këtij operacioni special".
Qëllimi rus është i qartë dhe i deklaruar publikisht: Të sigurojë të gjitha rajonet lindore të Ukrainës të Donetskut dhe Luhanskut, pjesë të të cilave separatistët e mbështetur nga Rusia i kanë kontrolluar që nga viti 2014.
Një synim i dytë është të shtypë rezistencën e mbetur në qytetin portual të Mariupolit. Të konsolidojë një urë tokësore që lidh rajonin rus të Rostovit me Krimenë, të cilën Rusia e pushtoi nga Ukraina tetë vjet më parë.
Për këto qëllime, forcat ruse që u vendosën në Veri dhe Lindje të Kievit janë ridislokuar dhe në disa raste janë rigrumbulluar pasi kanë pësuar humbje të mëdha.



