Kalemaj: Dramatike përjashtimi i opozitës nga jeta parlamentare, protesta rruga e vetme që i mbetet (VIDEO)

Kalemaj: Dramatike përjashtimi i opozitës nga jeta parlamentare, protesta rruga e vetme që i mbetet (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj thotë se ndërsa opozitës po i mbyllen dalëngadalë foltoret e komunikimin dhe përfaqësimit të elektoratit, mbetet shumë pak për të reaguar, përballë arrogancës së mazhorancës që ka forcën e kartonit dhe për këtë arsye kanë thirrur protestën e sotme.

Nga studio e MCN Live, Kalemaj deklaroi se nga ana tjetër edhe mazhoranca po i kundërpërgjigjet, duke shtuar se drejtori i ri i Policisë së Shtetit mblodhi drejtuesit dhe dha urdhër të reagohet në mënyrë jo proporcionale.

Ai u shpreh se e sheh si dramatike faktin që opozita ndalohet që të marrë pjesë në jetën parlamentare dhe e vetmja gjë që i mbetet është protesta.

Opozita duhet lejuar të protestojë paqësisht, kërkesa e parë e saj është lirimi i Sali Berishës, krijimi i një qeverie teknike dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Më vjen mirë që opozita ka artikuluar qartë kërkesat politike.

Krijimi i qeverisë teknike garanton mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe të pavarura politikisht.

Se ne e dimë shumë mirë që zgjedhjet ndikohen në Shqipëri dhe shiten dhe blihen para ditës së votimit. Një ekip patronazhistësh që tregojnë supermaci.

Qeveria teknike është garanci për të mos rrëshqitur drejt autokracisë.

Duke shfrytëzuar vakumin që nuk është opozita në parlament, shumë ligje të rëndësishme mes tyre dhe buxheti i shtetit, mungon oponenca politike në parlament se kryeministri apo qeveria ka pezulluar pjesën më të madhe të opozitës nga parlamenti.

Si mund të mos mblidhet Këshilli i Integrimit, për fazën negociatore? Kjo nuk mund të bëhet vetëm me vendime të njëanshme, arbitrare.

E shoh dramatike që opozita ndalohet që të marrë pjesë në jetën parlamentare dhe e vetmja gjë që i mbetet është protesta.

Kërkesat e opozitës janë shumë të qarta dhe publike, kur thuhet për lirimin e Sali Berishës, thuhet si lideri i opozitës.

Kur thuhet qeveri teknike, kjo ka të bëjë me parakushtin për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, referuar edhe opinioneve të ndërkombëtarëve.

Përjashtimi në grup i deputetëve të PD, cenon përfaqësimin e qytetarëve shqiptarë.

Ka shumë njerëz të zhgënjyer, ne jemi bërë një nga vendet më të shtrenjta në botë për të jetuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy