
Muzeu Arkeologjik në Durrës nuk do të jetë i vizitueshëm nga turistët këtë sezon turistik. Shkak sipas drejtuesit të qendrës muzeore në Durrës, Alban Ramohitaj, është mospërfundimi i punimeve për restaurimin e tij. Gjithashtu, i thekson se një tjetër problem që haset në monumentet kulturore, është edhe mungesa e ciceronit.



