
Në zyrat e kompanisë “Soft & Solution” të Ermal Beqirit vijojnë lëvizjet dhe puna, ndonëse biznesmeni është shpallur në kërkim në lidhje me dosjen e abuzimeve të AKSHI-t.
Në një raportim për MCN Live gazetari Besmir Pula bën me dije se kamerat e sigurisë janë të shkëputura, dhe kthyer përmbys, për të mos filmuar lëvizjet.
Jemi pranë zonës së Pazarit të Ri, ku pas meje ndodhet ‘Soft & Solution’ e biznesmenit Ermal Beqiri, një nga 8 të pandehurit e dosjes së AKSHI-t, dhe një nga personat kryesor në këtë aferë, sa i përket marrjes së tenderave nga AKSHI.
Banorët e zonës thonë që ka pasur radhë lëvizje në këtë vilë pas meje, ku ishin të pozicionuara zyrat e Ermal Beqirit. Ajo që bie në sy është që një nga kamerat e sigurisë është e shkëputur.
Kamerat janë të përmbysura, ndoshta mund të jetë një tentativë e kompanisë për të mos filmuar punonjësit që hyjnë. Beqiri dhe Agasi janë shpallur në kërkim pasi janë gjetur në shtëpinë e tyre gjatë kontrolleve të BKH-së.
Në këtë vilë duket se disa prej dritave janë të ndezura, që të jep përshtypjen se këtu vazhdojnë të hyjnë punonjës.



