Partitë e vogla i drejtohen Kushtetueses/ Kërkojnë ndryshimin e dispozitës për përllogaritjen e financimit

Partitë e vogla i drejtohen Kushtetueses/ Kërkojnë ndryshimin e dispozitës për përllogaritjen e financimit

Katër drejtuesit e partive aleate të Lulzim Bashës janë drejtuar me një padi Gjykatës Kushtetuese sa i takon përllogaritjes së votave në financimin e partive politike.

Në nisje të seancës, Kuvendi si palë në këtë proces nëpërmjet përfaqësueses së vetë është shprehur se dispozita nuk cënon barazinë e subjekteve në fushatë, ndërsa pala paditëse kërkon shfuqizimin e saj si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Nëse një parti nuk prodhon mandat me votat e marrë, përjashtohet dhe nga mbështetja financiare.

Bazuar në rregullat e mëparshme, nëse një parti fitonte 20 mijë vota por nuk merrte mandat, përfitonte financiarisht.

Me rregullat aktuale nëse një parti politike nuk ka një deputet në Kuvend ajo përjashtohet nga mbështetja financiare.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Republikane, Dardan Mustafaj, dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për ndryshimin e kodit të financimit të partive në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas republikanëve, kjo është antikushtetuese dhe Gjykata menjëherë duhet të marrë përsipër çështjen për të rishikuar dhe njëherë këtë ligj i cili “diskriminon” partitë të cilat kanë qenë në koalicion në zgjedhjet që lamë pas.

“Po bëhet një diferencim shumë i madh mes partive në koalicion dhe partive të cilat kanë garuar të vetme. Këto ndryshime janë bërë vjet në shtator dhe ishin ndryshime të cilat rëndojnë situatën financiare të partive që janë në koalicion. Në zgjedhjet e ardhshme me këtë ligj partitë të cilat kanë qenë në koalicion dhe nuk kanë mundur të sigurojnë një mandate nuk do të kenë financa nga shteti.

Ky është një diskriminim që po i bëhet partive që morën pjesë në koalicion. Parita e cila ka arritur të sigurojë 1 mijë vota, por ka siguruar një mandat, ajo parti do të përfitojë 10566 vota financim, ndërsa partia që ka siguruar 5000 vota por nuk ka mundur të sigurojë një mandate ajo parti në zgjedhjet e ardhshme nuk do të marrë financim. Kjo është antidemokrate dhe antikushtetuese. Ky është dikriminim. Kërkojmë ndryshimin e kodit dhe kërkojmë që partitë të financohen edhe pa siguruar një mandat”, tha Mustafaj.

Ndryshimet kushtetuese kanë sjellë që ata jo vetëm të penalizohen, por edhe të lihen jashtë nga benefite të tjera.

Padia është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Republikane, Partia Agrare Ambjentaliste, Partia Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Demokristiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy