
Edhe këtë javë, astrologia Elena Demollari ishte e ftuar në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ku përmes letrave Tarot zbuloi parashikimet për të 12 shenjat e horoskopit.
Sipas Demollarit, kjo javë pritet të jetë përgjithësisht pozitive, megjithëse disa shenja do përballen me luhatje emocionale dhe sfida të vogla.
Dashi
Këtë javë duhet t’i besoni intuitës suaj. Mund të ndiheni të ngarkuar dhe emocionalë, por energjia juaj shpirtërore do t’ju ndihmojë të hapni një kapitull të ri. Kujdes me stresin dhe mendimet negative.
Shpenzime të vogla mund të ndodhin, ndërsa për disa mund të ketë çështje shëndetësore ose ndërhyrje mjekësore të lehta.Demi
Pavarësisht përpjekjeve në punë, mund të keni ndjesinë se nuk shpërbleheni sa duhet. Duhet të hiqni “fashën e syve” dhe të dalloni miqtë e rremë nga ata të vërtetë.
Në marrëdhënie mund të ketë krisje, por lajme për shtatzëni ose fitore në çështje gjyqësore janë të mundshme. Përgjithësisht, në fund të javës, pritet rritje ekonomike.Binjakët
Pas një periudhe të vështirë emocionale, është koha të çliroheni nga bllokimet mendore. Besoni në energjinë tuaj, sepse mund të vijë një ribashkim apo kontratë pune e re.
Kujdes nga xhelozia dhe mashtrimet rreth jush. Udhëtime të gjata janë në horizont.Gaforrja
Do të jeni të ngarkuar, por edhe me mundësi të reja përpara. Mund të ketë thashetheme apo njerëz që përpiqen të ndikojnë negativisht, prandaj shmangini.
Një lajm i mirë dhe një tjetër më i vështirë do të mbërrijnë këtë javë. Kujdes me gjendjen psikologjike, por situata do përmirësohet.Luani
Letrat Tarot tregojnë për zhgënjime emocionale ose ndarje. Është koha të lini pas të shkuarën dhe të ecni përpara pa u ndikuar nga të tjerët.
Një lajm i mirë pritet së shpejti, por shmangni konfliktet dhe debatet.Virgjëresha
Mos veproni “me sy mbyllur”. Duhet qartësi dhe vendosmëri në vendimet tuaja.
Mund të keni çështje me institucione apo probleme ligjore, por do dilni fitimtarë.
Rritje ekonomike në horizont, megjithëse në dashuri mund të ketë pak zëmërthyerje.Peshorja
Letra e Drejtësisë dominon javën tuaj. Dikush mund t’ju ketë mashtruar, por e vërteta do dalë në dritë.
Një kërkim faljeje është i mundshëm. Pavarësisht stresit, ju pret një fillim i ri dhe përmirësim financiar. Mos u ktheni pas në të kaluarën.Akrepi
Mund të përfshiheni në debate ose situata të tensionuara. Disa mund të përjetojnë largim nga vendbanimi apo stres të përkohshëm.
Në anën pozitive, ju presin dy lajme të mira, një prej tyre mund të lidhet me udhëtim jashtë vendit dhe stabilitet financiar.Shigjetari
Planet tuaja janë penguar kohët e fundit, por këtë javë do riktheni kontrollin.
Kujdes nga personat me dy fytyra, por përpjekjet tuaja do shpërblehen.
Një lajm i mirë dhe një tjetër më i trishtuar do të mbërrijnë, ndërsa financat do jenë të qëndrueshme.Bricjapi
Keni nevojë për kujdes në komunikim dhe marrëdhënie pune. Dikush mund të përpiqet t’ju manipulojë apo mashtrojë, por ju do i kaloni pengesat.
Kujdes me shëndetin, sepse keni mbajtur shumë gjëra brenda vetes. Energjitë pozitive do të fillojnë të “çajnë akullin”.Ujori
Një javë me lajme të mira: kontrata, dokumente apo mundësi të reja profesionale.
Mund të ketë fitime të vogla financiare dhe perspektiva të reja.
Një periudhë e qetë dhe e suksesshme ju pret.Peshqit
Pas një periudhe të vështirë, kjo javë sjell çlirimin nga vështirësitë.
Një udhëtim i gjatë ose lajm i rëndësishëm familjar mund t’ju ndryshojë rrjedhën e ditëve.
Në dashuri dhe ekonomi pritet përmirësim i dukshëm dhe ngritje financiare.



