
Kreu i degës së sapoformuar të mafias suedeze La Liga, Mustafa Alxhiburi, i njohur me nofkën “Benzema” u qëllua për vdekje në mes të ditës në një nga rrugët më të ngarkuara të Bagdadit nga një tjetër vrasës suedez.
Gazetari i kronikës, Artan Hoxha në emisionin “Të paekspozuarit” solli kronologjinë e një organizatë të tillë të madhe të krimit, drejtuesi i të cilit u vra në Bagdad, në mënyrë të befasishme nga një shqiptar me pasaportë suedeze.
Sipas Hoxhës, familja e tij u mor në mbrojtje direkt nga shteti suedez.
Mustafa Benzema al-Jabury, një shtetas suedez, i njohur me nofkën “Benzema: kishte banuar në Bagdad për shkak të konflikteve të vazhdueshme me mafiozët rivalë suedezë. Ai kishte formuar së fundmi La Liga-n pasi u shkëput nga banda mafioze Foxtrot, e drejtuar nga Raëa Majid.
Ai që e vrau ishte një i ri që para katër muajsh mbushi 19 vjeç, dhe i ardhur në moshën 8 vjeç në Suedi nga Gjegjani i Pukës, me nënën dhe dy vëllezërit e motrën. Edhe ky si i ri kishte precedent penal në narkotrafik. Dhe është ende e pa hetuar se si arriti ai të joshet për të shkuar në Bagdad për ta vrarë mafiozin e madh.
Mes gjithë asaj beteje të madhe, merret një 19 vjeçar shqiptar, i hipën avionit në 7 janar, me pasaportë suedeze shkon në Bagdad.
Në datën 8 janar, në afërsi të aeroportit, ka pikasur eskortën me të cilën lëvizte Benzema, por në timon ishte vetë. Ai ka lënë motorrin, ka marrë armën dhe ka qëlluar 14 herë. Ka bërë qitje si një komando. E kanë kapur pas ngjarjes. Është ndaluar atje. Ajo që ka tërhequr vëmendjen, është fakti që e gjithë skena, para se të ndodhë atentati, është filmuar. Pra duket se gjithçka ka qenë e gatshme për t’u hedhur në rrjetet sociale.
Ky është përzgjedhur, si njeriu që mund ta bënte, sepse është tentuar disa herë dhe ishte shumë e vështirë. Çdo veprim i tij në Bagdad është i filmuar.
Ndërkohë në Suedi, shteti ka marrë në mbrojtje direkt të ëmën, motrën dhe vëllain dhe po i ruajnë në një vend sekret nga frika e hakmarrjes.
Duke që i riu u përdor për ta vrarë, por mbetet për ta nxjerrë hetimi.



