20 qendra për emigrantët në Shqipëri? Kulla: Vetëm njëra do të ngrihet tek ne

20 qendra për emigrantët në Shqipëri? Kulla: Vetëm njëra do të ngrihet tek ne

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ilir Kulla, për lajmin se në vendin tonë do të hapen 20 qendra për emigrantët që do të vijnë nga Azia, thotë se është pjesërisht i vërtetë.

 

Duke folur për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se janë qendra pritëse për flukset e emigracionit të financuara nga Bashkimit Europian dhe se në Shqipëri do të ngrihet vetëm një e tillë. 

 

Është lajm jo tërësisht i vërtetë, në Shqipëri do të ketë vetëm një qendër. Bëhet fjalë për 8 qendra hotspote refugjatësh në Kolumbi, Bangladesh, Sri Lanka, Marok, Algjeri, Shqipëri, Kosovë, ndoshta dhe në Maqedoninë e Veriut. 

 

Bëhet fjalë për qendra pritëse për flukset e emigracionit. Pas dy tre javësh, brenda fundit të vitit do të dalin kompanitë fituese dhe ku do të ndërtohet, janë fonde të Parlamentit Europian. Ne jemi pjesë e bashkëpunimit policor që quhet Frontex, bëhet fjalë për emigrantët që vijnë nga Greqia të mos kalojnë lart. Nuk bëhet fjalë për ata të Gazës. 

 

Unë jam pjesë e një grupi teknicienësh që në shtator dhe tetor ka dhënë asistencë teknike për këto tendera në tetë vende të ndryshme. Është vetëm një qendër në Shqipëri, por mund të ndahet në dy hotspote, një në Gjirokastër dhe një në Devoll në Korçë. Financimi do jetë nga Bashkimi Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy