
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.
Erdogan ka thënë se “gjashtë përkrahësit e FETO-s janë dorëzuar te policia turke” falë një bashkëpunimi ndërmjet agjencisë së inteligjencës turke dhe asaj të Kosovës.
Gjatë një takimi me partinë e tij, ai i cilësoi të arrestuarit "përfaqësuesit më të lartë të FETO në Ballkan".
Gjashtë shtetas turq, drejtues të shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, u arrestuan dhe më pas u deportuan për në Turqi.



