Gazetarja amerikane e aventurave ekstreme, Alison Teal këtë rradhë e ka tejkaluar vetveten dhe i ka habitur vërtet të gjithë. Teal ka bërë surf në valët e oqeanit që lagin grykëderdhjen e një vullkani në ishujt Hawaii. I gjithi ky gjest i guximshëm është filmuar në video dhe po bën aktualisht xhiron e botës.
30 vjeçarja u tregua e patrembur përballë llavës që derdhej në sipërfaqen e ujit ndërsa distanca me këtë bukuri tejt të rrezikshme të natyrës është impresionuese. Madje gazetarja raporton mbi këtë experience tepër e emocionuar ndërkohë që mbante veshur vetëm rroba banje ngjyrë rozë.
Për kurajon e treguar gjatë eksperiencave në të tilla raste, Teal është pagëzuar nga mediat edhe si Indiana Jones femër ndërkohë që aftësitë e saja në regji dhe prodhim dokumentarësh kanë famë botërore. Tale vitin e kaluar mori pjesë edhe tek seritë e dokumentarëve më të shikuar dhe më extreme të Discovery Channel, “Naked and Afraid”. Nga ana tjetër llava e vullkanit, me të cilën u përball gazetarja, buron nga krateri i vullkanit Kilauea. Ky i fundit është tejet aktiv që nga viti 1983 dhe është i mbuluar nga misteret edhe misticizmat e popullisisë hawai-ane që banojnë përreth.



