Meksi: Serioziteti i një qeverie matet dhe nga kufijtë që vendos vetë, protesta nuk dëmton integrimin (VIDEO)

Meksi: Serioziteti i një qeverie matet dhe nga kufijtë që vendos vetë, protesta nuk dëmton integrimin (VIDEO)

Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, komentoi zhvillimet politike në vend, debatin për ligjin mbi zonat e mbrojtura dhe protestat qytetare. 

 

Meksi u ndal te roli i opozitës në Kuvend, duke theksuar se prania e deputetëve demokratë në seancat plenare do të kishte një rëndësi të veçantë për përfaqësimin politik dhe për artikulimin e qëndrimeve të tyre.

 

Sipas tij, opozita duhet të shfrytëzojë hapësirat institucionale për të bërë debat dhe për të lënë gjurmë me alternativat e saj politike.

 

Prezenca e deputetëve demokratë në Kuvend do të kishte rëndësi, edhe me aq numra sa kanë aktualisht, duke debatuar në seancat plenare dhe jo vetëm në komisione. Duhet të bëjnë opozitë dhe të lënë gjurmë për idetë e tyre, sepse është e qartë që dosjet janë çështje këndvështrimesh.

 

Ai theksoi se debati për zonat e mbrojtura është një çështje që nuk lidhet vetëm me një moment politik, por me mënyrën se si qeveritë vendosin standardet e tyre për mbrojtjen e territorit dhe zhvillimin afatgjatë.

 

Ky është një debat që zgjat kudo për shkak të zonave të mbrojtura. Serioziteti i një politike qeverisëse vërehet edhe në afatgjatësinë e limiteve që vendosen vetë. Në këtë kuptim, prezenca e opozitës do të ishte shumë e rëndësishme, sepse duhet të ketë edhe përfaqësim të votuesve.

 

Duke folur për zhvillimet brenda Partisë Demokratike dhe procesin e zgjedhjeve të brendshme, Meksi tha se aktualisht nuk sheh pritshmëri të larta, duke argumentuar se debati i brendshëm politik nuk ka marrë intensitetin e nevojshëm.

 

Pjesa e zgjedhjeve të brendshme nuk ka ndonjë pritshmëri të veçantë për momentin, për aq kohë sa debati aty është pothuajse i fikur. Logjika e një gare të gjatë ku shkëmbehen opinione dhe ide mbi të ardhmen e PD-së do të kërkonte një lloj turneu në territor.  PD ka humbur territor, për hir të së vërtetës, dhe kontakti me bazën është disi i thyer. Edhe fakti që nëse do të ketë një votim, ai nuk mban një përpikmëri shumë të lartë, është një çështje që duhet parë.

 

Duke komentuar protestat qytetare, Meksi shprehu respekt për qytetarët që kanë dalë në protestë, duke e konsideruar reagimin qytetar si pjesë normale të një demokracie funksionale.

 

Respekt për protestuesit. Ajo pjesa e bojkotit nuk i drejtohet të gjithë shqiptarëve, sepse të gjithë do të vijojnë me axhendën e tyre. Por kjo protestë nuk e dëmton aspak integrimin.

 

Sipas tij, qeveria duhet ta shohë protestën si një mundësi për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe jo si një pengesë për proceset integruese.

 

Rama le ta dëgjojë. Kjo protestë i shërben Ramës dhe integrimit. Nuk shoh asnjë merak që, nëse ka protesta, nuk do të hyjmë në BE. Nuk duhet të përdoret argumenti sikur protestat do të pengojnë integrimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy