Sherr mes nxënësve në shkollën e mesme në Mat/ 17-vjeçari plagoset me thikë, policia arreston autorin

Sherr mes nxënësve në shkollën e mesme në Mat/ 17-vjeçari plagoset me thikë, policia arreston autorin

Një gjimnazist u plagos me thikë paraditen e sotme në shkollën e mesme të bashkuar "Gjergj Kastrioti" në fshatin Baz të Matit.

Siç raporton korrespondenti i MCN nga Lezha, ngjarja ka ndodhur në oborrin e shkollës gjatë orës së fizkulturës, ku dy nxënës janë konfliktuar fizikisht dhe më pas njëri prej tyre ka përdorur një thikë për të goditur bashkëmoshatari.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë çantën e nxënësit të plagosur ende të shtrirë në stol, ndërsa një helikopter i shërbimit të shëndetësisë e ka transportuar urgjentisht drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Fakti i rëndë është se 18-vjeçari mbante thikë me vete në shkollë dhe gjatë sherrit ka goditur 17-vjecarin në shpatull duke i shkaktuar plagë të rëndë.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe prangosi autorin e dyshuar Donald Lepuri.

Gjithashtu u sekuestrua thika që është përdorur në konflikt. Policia tha se dy adoleshentët nuk kanë pasur konflikte të mëparshme. Në pyetje për të zbardhur ngjarjen po merren mësuesit dhe nxënësit dëshmitarë.

Ky është krimi i tretë që ndodh në një hark të shkurtër kohor, ku të përfshirë janë nxënësit e shkollave, duke vënë alarmin për dhunën dhe mungesën e sigurisë në institucionet arsimore.

Në nëntor të vitit që lamë pas, u vra pranë shkollës “Naim Frashëri” 14-vjeçari Martin Cani, ndërsa autori i mitur po përballet me drejtësinë.

Ndërsa në dhjetor, në Cakran të Fierit mbeti i plagosur në oborrin e shkollës një 17-vjecar pas sherrit me bashkëmoshatarin për postimet fyese në rrjetet sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy