
Analisti Fatos Lubonja përmes një lidhje live për “Të Paekspozuarit” në MCN tha se qëllimi i protestës të quajtur “Revolucioni i Flamingove” është dorëheqja e Edi Ramës.
Sipas Lubonjës personat pjesëmarrës në protestë janë heterogjenë dhe ata janë mbledhur për një kauzë të rëndësishme pa dallime feje, bindje politike apo moshe.
“Ka të gjitha shtresat, sigurisht dominojnë të rinjtë. Lidhur me pyetjen tuaj mendimi është që ky është vërtetë një turmë heterogjene në kuptimin e shumë gjërave që nga dallimet fetare, bindjet politike, apo mosha dhe shqetësime të ndryshme. Unë mendoj që ajo që i bashkon të gjithë është fakti që I bashkon një lloj poshtërimi me një vendimmarrje që ata janë të përjashtuar. Ky është thelbi për mua. I bashkon furstrimi që s’janë të përfshirë në vendimmarrje.
Nuk mund të dalë një parti politike e vetme, kjo është një energji që vjen nga shqiptarë të ndryshëm që kanë shqetësimin kryesore që nuk e duan këtë Shqipëri kështu. Kjo ka qëllim rrëzimin e kësaj qeverie, kjo mund të hapë një krizë politike e pas kësaj mund të dalin parti të reja. Sot për sot jemi këtu dhe energjia e kauzës së tyre është e përqendruar në këtë gjë. Pastaj mund të krijohet rendi i ri.”



