Ukrainasit ka të ngjarë të përjetojnë dimrin më të ftohtë të dekadave të fundit. Një deklaratë e tillë u bë nga Yurii Vitrenko, kreu i kompanisë shtetërore të gazit Naftogaz, duke njoftuar se termostatet e sistemeve të ngrohjes qendrore të epokës sovjetike do të ndizen më vonë dhe do të fiken më herët këtë vit.
Vitrenko shpjegoi për Guardian se temperaturat e brendshme do të vendosen nga 17 deri në 18 gradë, rreth 4 gradë më e ulët se normalja dhe këshilloi popullatën të rezervojë batanije dhe rroba të ngrohta për kohën kur temperaturat e jashtme bien mbi mesataren, ku në dimër shkojnë -10 gradë.
Objektivi varet nga aleatët ndërkombëtarë të Ukrainës, duke i dhënë asaj fondet e nevojshme për të importuar gaz me vlerë 4 miliardë metra kub.
Pa mbështetjen financiare perëndimore do të na mungojë gazi dhe kjo do të thotë se do të përballemi me rreziqe vërtetë të larta për rënien e sistemit energjetik.
Naftogaz mbështeti disa nga kompanitë e energjisë të Ukrainës me gaz në muajin mars, kur furnizimet me qymyr u ndaluan nga lufta. Përndryshe nuk do të kishte pasur energji elektrike.
Pa importet e gazit, do të ketë ndërprerje në pjesë të mëdha të Ukrainës.
Ukraina prodhon rreth 60% të gazit që i nevojitet brenda vendit dhe pjesën tjetër e importon nga fqinjët e saj të Bashkimit Europian me çmimet e tregut. Vendi ndaloi blerjen e gazit nga Rusia në vitin 2014, megjithëse ende konsumon shumë nga gazi rus që vjen përmes tubacioneve përmes Ukrainës nga furnizuesit e Bashkimit Europian.
Ukraina ka nevojë për rreth 10 miliardë dollarë për të importuar gaz. Vitrenko tha se mendon se aleatët e saj e kuptonin nevojën, por ai nuk mund të ishte i sigurt se Ukraina do të merrte fondet, duke shtuar se është shumë e vështirë të kesh besim gjatë një situate lufte.



